Lajm i madh për Argjeninën nga Komisioni i Apelit në FIFA, që ka vendosur të pranojë kerkesën e Federatës Argjentinase të Futbollit për uljen e dënimit prej katër ndeshjesh pezullim për Lionel Messin, të dhënë nga Disiplina për shkak ofendimeve të sulmuesit ndaj gjyqtarit në ndeshjen me Kilin. Kjo do të thotë se 29-vjecari do të jetë në dispozicion të përfaqësueses bardhekaltër për sfidat shumë të rëndësishme me Uruguajin, Venezuelën dhe Perunë. Në vendimin e dhënë nga Apeli shkruhet se “provat” për sjelljen e gabuar të Messit nuk janë të mjaftueshme për t’i dhënë një masë ndëshkimore kaq të rëndë.”
Për Messin nuk ka qenë e nevojshme që të ishte i pranishëm në Zyrih, pasi përfaqësuesit dhe avokatët e Federatës Argjentinase të Futbollit, i kishin siguruar se vendimi do të ishte në favor të tij.
Bardhekaltrit, nëse ngjarjet nuk marrin një kthesë të papritur, së shpejti do të drejtohen nga Jorge Sampaoli, për të cilin misioni “Russi 2018” do të jetë më i lehtë për t’u përmbushur me Messin në fushë.