Gjykata e Apelit e ka hequr masën e përkohshme me të cilën ndalohej shitja e librit të ish kryetarit të Kuvendit Stojan Andov, ” Për atentatin dhe pas tij”.
Gjykata e Apelit e pranoi ankesën e avokatit Andov, Zvonko Davidoviq, sipas të cilit vendimi i gjykatës së shkallës së parë ta ndalojë librin paraqet prejudikimin e gjykimit.
Gjykata Themelore Shkup-2 , më 21 mars të këtij viti mori vendim për ndalimin e përkohshëm për shitjen e librit të Stojan Andovit ” Për atentatin dhe pas tij”, pas padisë së Lubomir Fërçkovskit për shkeljen e të drejtave të tij personale, respektivisht për shpifje lidhur me atentatin e ish presidentit Kiro Gligorov.(koha.mk)