Tetovë, 1 dhjetor – Deri sa institucionet shtetërore në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe komuna e Tetovës bëjnë apel, që qytetarët të kenë kujdes dhe të respektojnë masat anti-Covid, shumica e qytetarëve siç edhe mund të shohim janë grumbulluar para bankave në qytetin e Tetovës, duke respektuar pjesërisht masat, vetëm vendosjen e maskave por jo edhe distancën sociale.
Qytetarët e dinë që masat duhen respektuar, por thonë se para bankave krijohen rrëmuja të mëdha nga pritjet e gjata dhe kur pret gjatë, nuk mendon a po e ruan distancën, apo jo.
“Po, duhet të respektohen. Apeli jonë është që të kujdesen njerëzit, të respektojnë ligjin siç është” – tha një qytetar.
“Siç po shihni, unë jam 81 vjeç dhe jam duke pritur në këmbë, pres numrin. Siç e shihni, nuk ka asgjë, as distancë, më afër se një metre njëri pas tjetri rrijmë. Duhet të ketë rend për moshatarët dhe të rinjët, por nuk ka rend s’kemi çka bëjmë”.
“Çka të tregoj, unë jam plakë 75 vjeç, nga mengjësi deri më tani jam duke pritur dhe çka të tregoj. Rrezikohemi, mund të bie këtu, këmba më dhemb, po s’kemi çka bëjmë. Këtu nuk ka as rend, asgjë”.
Ndihemi të rezikuar, po çka me bë, kjo çka është. Po presim një orë, një orë e gjysmë për të ardhur në rend” – thanë disa qytetarë tjerë të investuar nga TVM2.
Nga Covid qendra në Tetovë thonë se në Spitalin Klinik në Tetovë ka 45 pacient që trajtohen me “Covid 19”, mosha e tyre është mbi 60 vjeç.
Ata apelojnë deri tek qytetarët që të kenë kujdes, të respektojn masat anti Covid, si dhe në rast simpotoma menjëherë të paraqiten tek mjeku amë dhe ti respektojnë rekomandimet e mjekëve shtëpiak.
Inspektoriati Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor ka përgatitur vendime të reja për izolim 184 personave. Izolimi në Tetovë respektohet nga qytetarët.