Shkup, 25 dhjetor – Gjykata e Apelit Shkup sot mbajti seancë publike në të cilën po e shqyrton ankesën e mbrojtjes së kryeministrit dhe liderit të LSDM-së Zoran Zaev, e cila kërkon që video xhirimet nga masat e posaçme hetuese të mos përdoren si dëshmi në procedurën gjyqësore për rastin “Ryshfeti”. Këshilli për këtë ankesë, siç paralajmëroi, do të prononcohet në mënyrë plotësuese.
Kryetari i Këshillit, gjykatësi Safet Kadrii në fillim të seancës së sotme elaboroi se shqyrtimi i ankesës është anuluar për një periudhë të pacaktuar për shkak të asaj që gjykatësi paraprak raportues për këtë rast është zgjedhur për gjykatës së Gjykatës Supreme me ç’rast rasti ka rënë në duart e një gjykatësi tjetër i cili, siç tha, ka kërkuar tërheqje nga rasti që pastaj Këshilli të mblidhet në përbërjen e sotme.
Avokatët e Zaevit para gjykatës theksuan se dëshmitë nga PI-masat nuk u janë treguar për kontroll, për çfarë arsye edhe nuk kanë mundur në mënyrë adekuate t’i shqyrtojnë. Sipas tyre, dëshmia konkrete është kontestuese për shkak se është përfituar nga agjent-provokues në hapësirë afariste dhe për këtë nuk ka pasur urdhër gjyqësor. Në mënyrë plotësuese, sipas tyre, është bërë shkelje dhe me publikimin e tyre në media nga ana e personit zyrtar i cili ka pasur qasje deri tek të njëjtit, ndërsa me vetë publikimin, siç theksuan është shkelur prezumpcioni i pafajësisë së të akuzuarit.
Prokurori i lartë publik Jove Cvetanovski ankesat e mbrojtjes i hodhi poshtë si të pabaza dhe theksoi se dëshmia është grumbulluar në mënyrë ligjore dhe gjykata këtë e ka konfirmuar.
Zaev në rastin “Ryshfet”, si ish-kryetar i komunës së Strumicës, është i dyshuar për kërkesë dhe për marrje të ryshfetit në vlerë prej rreth 160 mijë euro nga biznesmeni nga Strumica Ivan Nikollov-Saçevaliev, lidhur me legalizim të tokës.