Gjykata e Apelit sot duhet të debatojë nëse incizimet nga bisedat e përgjuara do të mund të shfrytëzohen si dëshmi në rastin e Prokurorisë Speciale Publike “Tenderët”. Seanca dje u shty për shkak të mungesës së gjykatëses Liljana Ivanovska-Shopova për obligime zyrtare. Këshilli për vlerësimin e aktpadisë së Gjykatës Themelore Shkup 1 – Shkup, më 27 shtator të këtij viti i refuzoi të a.q. “bomba” si dëshmi në rastet “Tenderë”, “Toplik” dhe “Tortura”.
Në rastin “Tenderë”-t akuzohet ish-ministrja e Kulturës Elizabeta Kançevska Milevska për tenderin për zbatimin e punimeve ndërtimore në Muzeun e VMRO, nga projekti “Shkupi 2014”. Në “Toplik” dyshohen gjashtë persona të Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve për ndërtimin e “Qytetit të diellit”, ndërsa “Tortura” ka të bëjë me arrestimin e ish-ministrit të Punëve të Brendshme, Lube Boshkoski.
Incizimet e bisedave të përgjuara deri më tani janë pranuar si dëshmi në lëndën “Treqind” në të cilën akuzohet ish ndihmësministri i MPB-së Gjoko Popovski edhe për “Dhunë në Qendër” në të cilin akuzohet ish kryeministri Nikolla Gruevski, ndërsa janë hedhur poshtë për “Titanik”, “Tenk”, “Tifani” dhe “Trevnik”.