Ministria e Vetëqeverisjes Lokale sot apelon deri te partitë parlamentare politike dhe deri te të gjitha institucionet publike, para se gjithash deri te Kuvendi i Maqedonisë, urgjentisht të gjendet mënyrë për zhbllokimin e punës së organeve të komunave dhe Qytetit të Shkupit përmes vazhdimit ligjor të mandatit të kryetarëve të komunave dhe anëtarëve të këshillave deri në mbajtjen e zgjedhjeve lokale. “Gjashtë muaj pas mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare në Republikën e Maqedonisë, kriza politike seriozisht kërcënon me paralizë të plotë të vetëqeverisjes lokale. Prej nesër kryetarët dhe këshillat e të gjitha komunave janë pa status të definuar juridik, ndërsa qytetarët janë në dilemë a do të mund t i realizojnë të drejtat e tyre para organeve të njësive të vetëqeverisjes lokale, nëpërmjet procedurave të cilat i kanë filluar apo kanë nevojë urgjente nga ajo. Administrata lokale dhe shërbimet publike të nivelit lokal janë të brengosur për pagat e tyre, si dhe për mënyrën se si në periudhën e ardhshme do të vazhdojnë t i kryejnë obligimet e tyre në mënyrë të pandërprerë, në shërbim të qytetarëve” theksohet në apelin e nënshkruar nga ministrja e Vetëqeverisjes Lokale Shiret Elezi.
Në vitin 2001 liderët e partive politike në Republikën e Maqedonisë u vendosën pas reformës më të ndërlikuar në vend, reformën e pushtetit lokal , dhe me sukses dhe realizim efikas të procesit të decentralizimit të pushtetit, Republika e Maqedonisë ishte cilsuar si një tregim i suksesshëm në regjion në fushën e decentralizimit të pushtetit. Paralelisht me reformat tjera, decentralizimi i pushtetit ishte një nga rekomandimet e fuqishme në marrjen e statusit kandidat, në rrugën për anëtarësim në Bashkimin Evropian. “Gjashtëmbëdhjetë vite pas, Republika e Maqedonisë është në kufirin serioz të rrezikimit të përfitimeve të këtij procesi shumë të rëndësishëm, për shkak të sfidimit të së drejtës së qytetarëve që është e garantuar me kushtetutë, e drejta e vetëqeverisjes lokale”, theksohet në apel.
Nga Ministria e Vetëqeverisjes Lokale theksojnë se nuk duhet të harrohet se në reformën e vetëqeverisjes lokale dhe në procesin e decentralizimit të pushtetit është investuar shumë energji dhe mjete nga ana e institucioneve vendore, si dhe nga ana e Bashkimit Evropian dhe vendet anëtare, nëpërmjet donacioneve të cilat në mënyrë të vazhdueshme i kemi edhe sot. “Në gjashtëmbëdhjetë vitet e kaluara është bërë përparim i madh në funksionimin e vetëqeverisjes lokale, që është theksuar edhe në raportin e Bashkimit Evropian. Në komunat realizohen projekte të rëndësishme, a në të njëjtën kohë në vazhdimësi punohet për forcimin e kapaciteteve të administratës lokale dhe sigurimit të mënyrave të reja bashkëkohore për marrjen e shërbimeve lokale”, theksohet në apel.
Sipas Ministrisë së Vetëqeverisjes Lokale nuk duhet lejuar kriza politike ta dëmtojë procesin e decentralizimit, pasi demokracia lokale është themel mbi të cilin ndërtohen kapacitetet demokratike të shtetit. “Para se gjithash duhet të merret parasysh interesi i qytetarit që është tatim pagues, i cili paguan për shërbimet lokale dhe të njëjtat duhet t i marrë në kohë dhe me kualitetin më të lartë të mundshëm , si dhe nevojën e realizimit të drejtës së qytetarëve të marrin pjesë në procesin e vendimmarrjes”, theksohet në apel.
Por, siç thonë nga Ministria, nuk duhet të neglizhohet pritja e bashkësisë ndërkombëtare e cila jashtëzakonisht është e pranishme me ndihmën e saj në realizimin e reformave në pushtetin lokal dhe po ashtu është e brengosur për implementimin e projekteve ekzistuese dhe atyre të planifikuara. “Duke marrë parasysh të lartëpërmendurën , si Ministre e Vetëqeverisjes Lokale, apeloj derri te partitë politike parlamentare dhe te të gjitha institucionet tjera shtetërore, para se gjithash te Kuvendi i Republikës së Maqedonisë dhe derri te Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi, të bëhen përpjekje maksimale dhe që sot të gjendet mënyrë për zhbllokimin e punës së organeve të komunave nëpërmjet vazhdimit ligjor të mandateve të kryetarëve aktual të komunave dhe anëtarëve të Këshillave, derri në marrjen e funksioneve nga ana e trashëguesve të tyre, të zgjedhur në zgjedhje lokale të rregullta dhe demokratike”, thuhet në apel.
Elezi apelon që në këto momente dramatike për funksionimin e pushtetit lokale dhe sigurimin e shërbimeve themelore për qytetarët, të mos humbet kohë në bisedime të gjata për terminin e mbajtjes së zgjedhjeve , por menjëherë të ketë qasje me ndryshime ligjore me të cilat para se gjithash do të mundësohet funksionim i organeve të komunave dhe në mënyrë të pa ndërpre të ofrohen shërbimet lokale.