Shkup, 13 dhjetor – Ftohet të gjithë prindërit të mos i lëshojnë fëmijët e tyre më 20 dhjetor në mësim që të tregohet se është e rëndësishme lufta kundër ndotjes! Ky aksion për bojkotim të mësimit është shpallur në rrjetin social Facebook.
Më hashtagun #BojkotiramNastava, ftohen edhe qytetarët tjerë të japin përkrahje. Iniciatorët thonë se me këtë duan të tregojnë se problemi nuk është i zgjidhur, dhe se nuk ka asnjë paralajmërim për zgjidhje. (Koha.mk)