Duke e dënuar “aneksimin de fakto” të Bregut Perëndimor nga ana e Izraelit, më shumë se 400 parlamentarë evropian u bënë thirrje vendeve të tyre ta shfrytëzojnë arritjen e Xho Bajden në Uashington që të mobilizohen kundër “kolonizimit të territoreve të okupuara palestineze”, lajmëroi korrespondenti i MIA-s.
Në nismë të disa ish personave zyrtar izraelit, 442 deputetë dhe senatorë nga njëzet vende evropiane e nënshkruajtën këtë letër të dërguar natën e kaluar deri te Ministritë për punë të jashtme të vendeve të ndryshme evropiane.
“Ngjarjet në terren dukshëm aspirojnë drejt realitetit të shpejtë përparues të aneksimit de fakto, veçanërisht me zgjerimin e lagjeve dhe rrëzimin e strukturave palestineze, shkruajnë parlamentarët, mes të cilëve edhe deputeti britanik Xheremi Korbin, ish lider i Partisë Laburiste, dhe francezi Zhan-Luk Melanshon (e majta radikale).
“Edhe krahas pandemisë së koronavirusit, vitin e kaluar ishte shënuar numri më i madh i rrëzimit të shtëpive palestineze dhe strukturave në katër vitet e fundit”, vazhdojnë ato.
Të enjten, disa zyra evropiane kërkuan nga Izraeli ta kthejë pajisjen e dhuruar nga vendet e tyre dhe të marrë nga beduinët e Hamsa al-Baka, fshat në veri të luginës Jordan, që shteti hebraik e konsideron si “ilegal”. Armata iraelite e okupon Bregun perëndimor dhe Jerusalemin lindor nga viti 1967, ku sot jetojnë rreth 3,1 milion palestinezë dhe mbi 675.000 izraelitë në lagjet të cilat sipas ligjeve ndërkombëtare konsiderohen se janë ilegale.
Kolonizimi izraelit u përshpejtua viteve të fundit nën udhëheqësi të kryeministrit izraelit Benjamin Netanjahu dhe me ndihmë të aleatit të tij në Uashington, Donald Tramp. Presidenti i ri amerikan Xho Bajden ishte kritik ndaj lagjeve dhe premtoi se do t’i përforcojë përpjekjet për krijimin e shtetit palestinez “Fillimi i kryesimit të Bajdenit jep mundësi thelbësore për veprim”, thonë parlamentarët evropian.