Moskë, 22 dhjetor – Dekoruesja Ala Shumejko ka marrë për detyrë për të disenjuar një apartament për një moskovik të pamartuar, i cili ka dashur apartament të vogël në mënyrë që do t’i kënaqë nevojat e tij të një beqari. Banesa 56 metër katrorë ndodhet në qendër të Moskës dhe përbëhet nga dhoma e ndejës, kuzhina, banja dhe ballkoni.
Dhoma e ndejës është e rregulluar në një stil të lashtë kinez me një qilim të vjetër të pazakontë të blerë në Stamboll, i përshtatshëm në mënyrë të përkryer me nuancat e ngrohta të ngjyrës jargavan. Në dhomë ka një divan kashmiri, një raft librash dhe një komodinë me një televizor modern. Banja ka pasqyrë me një kornizë gdhendur të pasur dhe është e dekoruar me qirinj dhe vepra artistike. Ballkoni ka ndriçim në mur, ndërsa në tavan varen saksi me lulem me çfarë i tërë ambienti i ngjan një kopshti dimëror.