Shkup, 20 qershor – Në Maqedoninë Veriore edhe mëtej zbatohen deportime kolektive të personave refugjatë, pa u respektuar procedurat zyrtare. Ajo që veçanërisht brengos është fakti që edhe krahas reagimit të Avokatit të Popullit të mos mbahen personat minoren në Qendrën e pranimit për të huaj në Gazi Babë, megjithatë është vlerësuar të mbahen personat minoren, pa u shfrytëzuar në këtë rast alternativa tjera më adekuate për mbajtje, kumton Avokati i Popullit, transmeton Koha.mk
Me rastin e Ditës ndërkombëtare të refugjatë, Ombudsmani shpreh shqetësim që edhe gjatë vitit 2018 ende vazhdojnë të zvarriten problemet e njëjta që u vërejtën edhe viteve të fundit.
Avokati i Popullit konstaton se gjatë vitit 2018 asnjë person kërkues i azilit nuk e ka fituar statusin e refugjatit të njohur, ndërsa evident është edhe problemi me realizimin e planit dhe programit për integrimin e personave refugjatë në Republikën e Maqedonisë Veriore.
Ombudsmani apelon për ngritjen e vetëdijes publike lidhur me kontributin që refugjatët e japin për shoqëritë dhe bashkësitë të cilat i pranojnë, ndërsa njëherit e potencojnë edhe nevojën nga përforcimi i sistemit të mbrojtjes shëndetësore dhe realizimin e të drejtave të refugjatëve të cilët janë të vendosur nëpër Qendrat e pranimit në vend.
Rreth 37.000 njerëz në bozë për arsye të ndryshme janë të detyruar kundër vullnetit të tyre ta braktisin shtëpitë e tyre dhe vendbanimet. Në vitin 2018 gjithsej 70,8 milionë njerëz janë zhvendosur në mënyrë të dhunshme nëpër botë për shkak luftës, përndjekjes apo përleshjeve në vendet e tyre.
Nga numri i përgjithshëm i refugjatëve nëpër botë, madje dy e treta janë me origjinë nga Siria, Afganistani,. Sudani Jugor, Mianmari dhe Somalia, thuhet në kumtesën e Avokatit të Popullit. (koha.mk)