Aouar, objektiv i ri i Juventusit

10

Houssem Aouar ka qenë njëri nga lojtarët më të kërkuar gjatë afatit kalimtar veror. Mesfushori i talentuar francez ishte objektiv i shumë skuadrave të mëdha evropiane, por në fund ai qëndroi në Lyon. Arsenal, Manchester City e Juventus ishin tri skuadrat që e kërkuan me ngulm lojtarin, por kërkesa e madhe e Lyon prej 55 milionë eurove bëri që ai të mbetet në klub. Megjithatë Juventus nuk janë dorëzuar për lojtarin dhe synojnë ta transferojnë atë në vitin 2021.

Calciomercato ka raportuar se Zonja e Vjetër është futur tanimë në bisedime me Lyonin për lojtarin. Kampioni në fuqi i Italisë ka pyetur Lyonin për çmimin e lojtarit në verën e ardhshme, pasi ai duhet të bije nga i mëparshmi. Gjithsesi nuk janë zbuluar detaje, por sipas mediave italiane në verën e vitit 2021, Aouar mund të largohet për 40 milionë euro nga Lyon. Juventus nuk do ta ketë lehtë transferimin e lojtarit, pasi Arsenal e City gjithashtu do të tentojnë afrimin e tij.

 

Comments are closed.