Kartolina më e veçantë këtë vit, është padyshim ajo e dërguar nga ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, e cila ka zgjedhur një mënyrë tejet origjinale për të uruar festat e fundvitit. Sipas asaj që shkruhet në këtë kartolinë, figurat janë vizatuar nga Anxhelina Zholi, një prej fëmijëve, prindërit e së cilës janë në punonjës të Forcave të Armatosura, jo nga aktorja e famshme e Hollywoodit.
Por veçantia e kësaj kartoline qëndron te subjekti që vajza e vogël ka zgjedhur të vizatojë, çka tregon edhe sesi duken sot Forcat e Armatosura në sytë e vogëlushëve. Kartolina përbëhet nga 2 vizatime ku në njërin prej tyre, shfaqen një ushtar me një vajzë të vogël për dore, që tregon padyshim qasjen e ushtrisë shqiptare pranë komunitetin, sidomos gjatë emergjencave civile.
Në vizatimin tjetër shfaqen disa ushtarë dhe një helikopter, edhe këta të parë në ballë të operacioneve gjatë përmbytjeve. E përbashkëta e këtyre dy fotove, është edhe flamuri kombëtar, që tregon misionin kryesor të Forcave të Armatosura në mbrojtje të vendit, por edhe ngritjen lart të flamurit kuqezi në misionet ndërkombëtare ku ushtarakët shqiptarë shërbejnë.