Los-Anxhelos, 24 dhjetor – Edhe pse divorci nga ish-bashkëshorti Bred Pit akoma nuk ka përfunduar, Anxhelina Xholi, thuhet se ka filluar lidhje me një koleg të saj, me të cilin kanë qenë miq të mirë. Bëhet fjalë për aktorin e njohur Xhared Leto (46).
Disa burime anonime për tabloidet amerikane thonë se ata të dy kohëve të fundit shpesh janë parë së bashku, por arsye për këtë mund të jetë edhe ajo që Xhared i ka ofruar Anxhelinës rol në një film të tij.
Shumë prej adhuruesve komentojnë se nëse kjo është e vërtetë, tregon në faktin se çfarë tipash të meshkujve dëshiron aktorja, pasi Xhared në shumë gjëra ngjason me Bred Pit.