E ftuar në emisionin e “Ardhmja është vajzë”, këngëtarja e njohur ka rrëfyer për periudhën më të vështirë të jetës së saj, për të cilën është shprehur se dëshiron ta fshijë nga kujtesa.
“Kur është operuar mami kemi qenë në Greqi dhe mbaj mend që nuk kishim lekë për të paguar operacionin. Dhe babi sigurisht e ka pasur të vështirë operacionin para pesë vitesh sepse kishte një ulçerë shumë të madhe dhe nuk dinim se si ishte situata. Ka qenë një periudhë që e ka përjetuar shumë keq dhe nuk dua ta kujtoj fare, dua ta fshij nga memoria” – ka thënë Anxhela Peristeri, e cila edhe është përlotur gjatë intervistës.
Për më tepër, këngetarja ka treguar se i është dashur të punojë që në moshën 15-vjeçare, e madje për një periudhë të gjatë ka qënë e vetmja e punësuar në familjen e saj.