Ankara, 15 mars – Shefi i diplomacisë turke e anuloi vizitën në Uashington të planifikuar për 19 mars, kumtoi sot zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Turqisë, Hami Aksoj.
Aksoj nuk i theksoi shkaqet për anulimin e vizitës së Çavushogllut, në të cilën temë kryesore duhej të ishte çështja rreth qytetit sirian Manxhib, i cili është nën kontroll të forcave të kurdëve sirianë, kundër të cilëve Turqia ka filluar ofensivë më 20 janar.
Në Manxhib janë stacionuar ushtarë amerikanë, të cilët i trajnojnë Forcat për mbrojtjen e popullatës të kurdëve sirianë, të cilët Ankaraja i cilëson si degë siriane të Partisë Punëtore Kurde (PPK), e cila nga vitet e 90-ta të shekullit të kaluar lufton për autonomi të kurdëve në Turqi, SHBA dhe BE.
Anulimi i vizitës vjen pasi të martën presidenti amerikan Donald Tramp e shkarkoi sekretarin e deritanishëm shtetëror të SHBA-së, Reks Tilerson.
Ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë mbrëmë deklaroi se shpreson se do të ndërtojë raport të mirë me pasardhësin e Tilersonit, Majk Pompeo, nëse ai e respekton Turqinë.