Berlin, 21 qershor – Takimi në Paris, në të cilin duhej të marrin pjesë përfaqësuesit më të lartë të Serbisë dhe Kosovës, në prani të presidentit francez, Emanuel Makron dhe kancelares gjermane, Angela Merkel, është anuluar, njofton Dojçe Vele duke iu referuar pres shërbimit qeveritar gjerman.
“Është e saktë se takimi i caktuar për më 1 korrik do të anulohet”, thuhet në përgjigjen e pres shërbimit të qeverisë gjermane.
“Gjermania dhe Franca do të mbeten në kontakt të ngushtë me Kosovën dhe Serbinë”, thuhet në përgjigje.(koha.mk)