Athinë, 9 janar -Për nesër apo pasnesër është anuluar takimi i grupit të deputetëve të Grekëve të Pavarur, publikuan mediat greke.
Sipas informacioneve të njëjta, takimi i Komitetit Ekzekutiv të partisë është në vijim, ndërsa në fillim Panos Kamenos ka thënë se nuk do të japë kurrfarë deklaratash para seancës së grupit të deputetëve dhe para takimit me Ciprasin, të caktuar për të premten në mesditë, njofton korrespondentja e MIA-s nga Athina.