Shkup, 10 janar -Në Gjykatën Themelore të Kumanovës sot sërish është anuluar seanca e radhës në gjykimin kundër Boban Iliq i cili akuzohet se e ka shtypur me makinë katërvjeçarin Almir Aliu, i cili pas lëndimeve të mara ndërroi jetë.
Tashmë disa herë është duke u shtyrë gjykimi për t’u shqiptuar fjalët përfundimtare dhe si shkak i anulimit të sotëm ishte mungesa e dy të akuzuarëve, Sami Demiri dhe Abdulla Aliu, pasi që ata ishin jashtë vendit për disa punë private.
Seanca e ardhshme është caktuar për më datën 23 janar.