Gjykimi për lëndën “Trust” në Prokurorinë Speciale Publike sot është anuluar për shkak të gjendjes së përkeqësuar të të akuzuarit të dytë Vasilije Aviroviq. Seanca e re në Gjykatën Penale për këtë lëndë është caktuar për më 23 janar. Në lëndën “Trust” biznesmeni i akuzuar i parë Sead Koçan, i cili sot erdhi në Gjykatë dhe dy persona tjerë fizikë dhe tre juridikë mes të cilëve edhe menaxherët e firmave “Transmet”, “Sileks” dhe “Vato” SHPKNJP, për pjesëmarrje në tender në Elektrana të Maqedonisë.
Sipas akuzës, të dyshuarit me dokumente të falsifikuara kanë kurdisur tendera në ELEM në vlerë prej 17 milionë euro. Lënda, siç publikoi PSP, është formuar në bazë të tre bisedimeve të përgjuara, nga të cilat dy të papublikuara në opinion nga data 3.8.2011 dhe 6.10.2011.