Gjykimi për shpifje kundër ish-agjentit, Sllobodan Bogoevski, nga dyshja e BDI-së, Ali Ahmeti dhe Musa Xhaferi, është shtyrë, edhe atë më pesë shtator. Për gjykimin, ishte problem se nuk mund të konfirmohej kompetenca e lëndës sepse Bogoevski deklaratën për ‘Magjar Telekom’ e ka dhënë për nevojat e gjykatës në SHBA.
Tani duhet të rishikohen bazat e padisë së dorëzuara nga funksionarët e partisë BDI, por edhe nga ane e mbrojtjes e cila konfirmoi se Bogoevski rrëfimin e ka bërë për nevojat e një gjyqi tjetër. Kryetari i BDI-së, nga Bogoevski kërkojnë tre milionë denarë, ndërsa Xhaferi 2.5 milionë denarë.