Shkup, 22 tetor – Seanca e Komisionit kuvendor të përhershëm anketues për mbrojtje të lirive dhe të drejtave të qytetarëve edhe pse e paralajmëruar për sot, nuk u mbajt.
Kryetarja e Komisionit, Ivanka Vasilevska nga VMRO-DPMNE deklaroi se seanca nuk është mbajtur për shkak të asaj që nuk kanë marrë pjesë kolegët e saj nga shumica qeveritare, LSDM dhe BDI.
Në rend dite të kësaj seance të Komisionit të përhershëm anketues ishte shqyrtimi i ankesës së qytetarit Goran Jovanovski nga Tetova.
“Ankesa e Jovanovskit ka të bëjë me pamundësinë të kthehet në vendin e tij të punës në Agjencinë për punësim për shkak të mobingut të drejtpërdrejtë, intolerancë politike dhe revanshizëm nga ana e drejtoreshës kompetente”, deklaroi Vasilevska.
Sipas saj, deputetët e shumicës qeveritare të udhëhequr nga LSDM-ja nuk janë paraqitur në Komision me çka e kanë treguar sjelljen e tyre ndaj respektimit të të drejtave themelore dhe liritë e njeriut.