Ish Kryeministri Nikolla Gruevski nuk është paraqitur në seancën publike në Gjykatën e Apelit në Shkup ku sot duhej të shqyrtohen ankesat e vendimit me çka ai ishte i dënuar me dy vjet burg për rastin “Tenk”. Në seancë nuk u paraqitën asnjëri prej katër avokatëve të tij. Tre prej tyre kanë dërguar arsyetim me letër për mungesën e tyre se në të njëjtën kohë mbahet seancë në Gjykatën themelore Shkup 1 për dhunën në Qendër, ku gjithashtu i akuzuar është Gruevski. Seanca është caktuar për nesër në të njëjtën kohë.