Komisioni për çështje evropiane në të cilën nesër është dashur të fillojë debati për amandamentet e ligjit për përdorimin e gjuhëve është anuluar. Nuk ka ndonjë informatë se kur do të mbahet dhe se pse thjeshtë brenda natës është mënjanuar nga ueb faqja e Kuvendit.
Kryetari i komisionit Artan Grubi, i cili gjendet për vizitë pune në Bruksel nuk i është përgjigjur thirrjeve telefonike. Anulimi i komisionit vjen pasi mbrëmë eurokomesari Johanes Han paralajmëroi Qeverinë se ligji për përdorimin e gjuhëve nuk është prioritet evropian.
Në ndërkohë një pjesë e anëtarëve të shoqatës Këshilli nacional maqedonas kanë vendosur tenda para Kuvendit dhe kanë porositur se nuk do të largohen prej aty derisa nuk do të tërhiqet ligji për përdorimin e gjuhëve.