Shkup, 29 janar – Gjykimi për parregullsitë zgjedhore në zgjedhjet lokale në vitin 2013 “Titanik 2” është anuluar për shkak se i pandehuri Bedredin Ibraimi nuk erdhi në seancën e sotme sepse ka menduar se debati i ardhshëm gjyqësor është caktuar për më 8 shkurt, njofton Koha.
Gjykatësi, Ognen Stavrev theksoi se Ibraimi është thirrur në mënyrë të rregullt si dhe të gjithë tjerët për rastin dhe se nuk ka dilemë që seanca e sotme të anulohet, por se ka dilemë nëse ai duhet të të sillet me polici ose jo.
Prokurorja Fatime Fetai, në atë, tha se nuk mund të kërkojë që Ibraimi të arrestohet, sepse nuk janë plotësuar kushtet për atë. Është evidente se, tha Fetai, se është shkaktuar konfuzion, sepse, siç thanë edhe të pandehurit e tjerë, në seancën e kaluar janë caktuar disa termine për debate të ardhshme.
Gjykata e anuloi seancën e sotme për më 8 shkurt, por informoi se në seancën e ardhshme në fillim vetëm do të kryhet ekspertizë ekonomike dhe pastaj do të vazhdohet sipas të planifikuarës, respektivisht fjalive përfundimtare të PSP.
Në “Titanik 2” të akuzuar janë lideri i PDSH-së, Menduh Thaçi, ish-drejtori i DSK-së Sasho Mijalllkov, si dhe ish-anëtarët e KSHZ-së, Bedredin Ibrahimi, Aneta Stefanovska, Vllatko Sajkovski dhe Sasho Sërcev. (koha.mk)