Anulohet gjykimi për “Ryshfetin”, sot do të vendosë edhe Apelacioni

Shkup, 25 dhjetor  – Gjykimi për lëndën “Ryshfet” në të cilin është i akuzuar kryeministri Zoran Zaev është anuluar për më 29 janar të vitit të ardhshëm, për shkak se lënda nuk ka mbërritur nga Gjykata e Apelit e cila ende nuk ka vendosur për ankesën për PI-masat në këtë rast.

“Ne kërkuam heqje të gjykatëses dhe shpresoj që shpejt të merret vendim që të mund të vazhdojë procesi gjyqësor”, tha Zaev sot para Gjykatës Penale.

Në pyetjen se çka pret nga Gjykata e Apelit, Zaev u përgjigj se pret që ankesa të pranohet, por sido që të vendosë Gjykata do ta respektojë vendimin.

“Ankesa është esenciale për vetë procedurën dhe i dedikohet asaj se nëse PI-masat publikisht të publikuara në vazhdim të seancës do të jenë dëshmi apo jo. Unë dëshiroj që ai incizim të jetë publikisht qasës që të mund ta shohin të gjithë tërësisht, pa pjesët ku është prerë për shkak të asaj që jo vetëm unë jam i bindur në marrjen e drejtësisë dhe konfirmimin e pafajësisë sime sepse ushtroj funksion të lartë politik”, tha Zaev.

Gjykata e Apelit Shkup sot duhet të mbajë seancë në të cilën duhet ta shqyrtojë ankesën e mbrojtjes të kryeministrit dhe liderit të LSDM-së, Zoran Zaev, e cila kërkon video xhirimet nga masat e posaçme hetuese (MPH) të mos shfrytëzohen si dëshmi në procedurë gjyqësore për rastin “Ryshfeti” në të cilin Zaevi është i akuzuar.

Seanca e fundit në Gjykatën e Apelit u shty sepse gjykatësi për këtë lëndë ka njoftuar se është zgjedhur për gjykatës në Gjykatën Supreme. Seanca u shty në kohë të pacaktuar.

Avokatët e Zaevit, paraprakisht, nga Gjykata Penale kërkuan t’i ndajë këto xhirime nga materiali dëshmues, por Gjykata e refuzoi kërkesën e tyre dhe solli vendim që ato të jenë dëshmi, pas çka parashtruan ankesë deri te Gjykata e Apelit.

Mbrojtja e Zaevit kërkon xhirimet të mos jenë dëshmi sepse tashmë janë publikuar në opinion, gjegjësisht pjesë të tyre janë vendosur në viedo servisin “Jutjub” ndërsa pastaj janë marrë dhe publikuar nga mediat.

Zaev në rastin “Ryshfeti” është i dyshuar për kërkim dhe për marrje të ryshfetit në vlerë prej rreth 160 mijë eurosh nga biznesmeni i Strumicës Ivan Nikollov-Saçevllaev, lidhur me legalizimin e një toke.f