Anulohet gjykimi për rastin TNT

Shkup, 19 nëntor – Gjykimi për lëndën “T.N.T” për shembjen e kompleksit “Kosmos” të investitorit Fijat Canovski u anulua për më 25 nëntor, për shkak të urdhrit policor për arrestimin e të pandehurit Mile Janakievski në PTHP për përndjekje të krimit të organizuar për dhënie të deklaratës.

Gjykata në fillim informoi se lidhur me kërkesën e avokatit të të pandehurës Elisaveta Najdovska, avokati Merxhan Dauti për ekspertizë në shkrimet nga  lënda në gjuhën shqipe, i është drejtuar Odës së Avokatisë së Maqedonisë së Veriut, prej ku ka marrë përgjigje se sipas dispozitave të Ligjit për avokaturë, që të mund ta ushtrojë funksionin avokat, mes tjerash duhet në mënyrë aktive ta flas gjuhën maqedonase.

“Sipas mendimit të gjykatës ky është shembull klasik për zvarritje të procedurës dhe pengimit të drejtësisë. Kjo është evidente me ndryshimin e bërë të avokatë. Është evidente se Dimitar Dangov, Merxhan Dauti dhe Elisaveta Najdovska me ndryshimin e bërë kanë pasur për qëllim anulimin apo vjetërsimin e veprës”, deklaroi gjykatësi Ognen Stavrev.

Nga Oda e Avokatisë, gjithashtu e kanë informuar Gjykatën se do të hapin procedurë disiplinore kundër avokatit Dimitar Dangov.

Gjykatësi Stavrev, në fillim informoi edhe se ka marrë një ankesë nga prokurorja publike Vilma Ruskoska me të cilën refuzohet si e pabazë kërkesa e të pandehurit Toni Trajkovski për përjashtimin e prokurorit Rrustemi.

Rasti ndodhet në procedurë dëshmuese dhe e udhëheq gjykatësi Ognen Stavrev, ndërsa përfaqësues i aktakuzës është Burim Rrustemi nga PTHP Kumanovë.

Për veprën të akuzuar gjithnjë e më shumë persona mes të cilëve ish-ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakieski dhe kryetari i atëhershëm i Komunës Gazi Babë, Toni Trajkovski, derisa në mungesë gjykohet ish-kryeministri Nikolla Gruevski.