Shkup, 13 janar – Gjykimi për rastin “I fuqishmi” anulohet për më 25 janar për shkak të mospranisë së njërit prej të pandehurve për shkak të KOVID-19.
Në sallën e gjyqit ishte i pandehuri Antonio Milloshoski, i cili së bashku me 12 persona të tjerë akuzohen për shitjen e një objekti në fshatin Izhishtë-Komuna e Makedonski Brodit, të cilën e ka përdorur Komuna e Pllasnicës.
Çështja po trajtohet nga gjyqtarja Lenka Davitkova, ndërsa prokuroria përfaqësohet nga Fatime Fetai.
Sipas prokurorisë, i pandehuri i parë dhe i dytë akuzohen se kanë kryer mashtrim, i pandehuri i tretë për kryerje të mashtrimit dhe keqpërdorim të pozitës dhe autoritetit zyrtar. Aktakuza përfshin 10 persona të akuzuar për shpërdorim të pozitës dhe autoritetit zyrtar.
“Gjatë vitit 2011, i pandehuri i parë dhe i dytë, së bashku, me qëllim që i pandehuri i parë për të fituar përfitim të paligjshëm të pasurisë së patundshme, i mashtroi këshilltarët në Këshillin komunal të Makedonski Brodit, duke paraqitur dhe fshehur në mënyrë të rreme fakte në lidhje me statusin ligjor dhe vlerën e vërtetë të pasurive të patundshme – subjekt i shitjes. Ata i kanë bindur këshilltarët të votonin për vendimin për tjetërsimin e pasurive të paluajtshme që këshilltarët konsideronin se ishte “ish-shtëpia e bashkëpunimit”, dhe në fakt aprovuan tjetërsimin e një ndërtese me sipërfaqe të dobishme prej 157m2 me oborr prej 3.920m2 në fshatin Izishtë-Makedonski Brod e cila u përdor nga komuna e Pllasnicës”, kumtuan nga prokuroria.
Me shitjen e këtij objekti, siç u theksua nga prokuroria, të pandehurit i shkaktuan dëm Republikës së Maqedonisë së Veriut, në vlerë të konsiderueshme prej 1.795.800.00 denarëve dhe për shitjen e tokës ata i shkaktuan dëm komunës së Makedonski Brodit në vlerë të konsiderueshme prej 1.176.000.00 denarëve.
Në përshkrimin e veprimeve që i ka ndërmarrë nga i pandehuri i tretë, prokuroria thotë se me një kontribut të veçantë në krim, duke përdorur drejtpërdrejt pozicionin e tij si deputet, ai ushtroi presion të vazhdueshëm mbi organet e administratës shtetërore, Prokurorinë e shtetit dhe gjykatat për të mos anuluar shitjen, me çka ka mundësuar të realizohet pasoja nga vepra penale.