Shkup, 30 tetor – Gjykimi për ngjarjet në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë më 27 prill të vitit të kaluar vazhdon nesër, prejse seancën e sotme gjykatësja Dobrilla Kacarska e anuloi për shkak të gjendjes shëndetësore të keqësuar të njërit nga të akuzuarit.
Pas pushimit për drekë, avokati i Sashko Markovski i tha gjykatëses Kacarska, se i është keqësuar gjendja, pas së cilës ishte thirrur ekipi i Ndihmës së Shpejtë.
“Prejse personeli mjekësor e kontrolloi të akuzuarin, e raportuan gjykatësen se rekomandimi i tyre është të dërgohet në Spitalin ushtarak dhe t’i bëhet rëntgen incizim”, tha Kacarska dhe për shkak të asaj debati anulohet për më 31 tetor në orën 10.
Kacarska potencoi se për shkak se seanca e sotme dhe e kaluar ka zgjatur shumë shkurt, seancat e ardhshme do të zgjasin më shumë me qëllim që të arrihet ajo që është parashikuar të përfundohet në këto seanca.
Në seancën e sotme ishte përfunduar incizimi i kamerës kuvendore 10, që kishte filluar në seancën e kaluar, ndërsa para pushimit filloi me rishikimin e incizimit të kamerës së sigurisë kuvendore 14.
Për rastin “27 prilli” të akuzuar janë gjithsej 33 persona, prej të cilëve 31 për kërcënim terrorist të rendit kushtetues të shtetit dhe dy për nxitje. Në bankën e të akuzuarve janë Luben Arnaudov, Sasho Vasilevski, Kërsto Mukoski, Lupço Dimovski, Johan Tarçullovski, Mitko Çavkov, Mitko Peshovski, Dushko Lazarov, Oliver Radulov, Sashko Markovski, Munir Pepiq, Abdulfeta Alimi, Elena Docevska-Bozhinovska, Ivan Cvetanovski, Boris Damovski, Bogdan Ilievski-Betmen, Vllado Jovanovski, Igor Durlovski, Stefan Mlladenovski, Mihail Mlladenovski, Zaharie Simovski, Mlladen Dodevski, Jane Çento, Gorançe Angelovski, Igor Jug, Ilija Slaveski, Vllatko Trajkov, Villijam Mihajlovski, Nikolla Mitrevski-Kolo, Aleksandar Vasilevski-Ninxha dhe Mitre Pitropovski.