Shkup, 22 dhjetor – Kryetari i Qytetit të Shkupit, Koce Trajanovski përmes një kumtese për media ka njoftuar se anulohet festimi i Vitit të Ri 2017, që paraprakisht u paralajmërua se do të mbahet në sheshin Maqedonia. Mjetet e ndara në vlerë prej 2 milion denarëve, të cilat ishin të dedikuara për këtë festë, nga Qyteti i Shkupit thonë se do t’ju donohen rasteve sociale. Në ndërkohë, vendin se ku do të ndahen këto mjete do ta sjellë Këshilli i Qytetit të Shkupit. Ndryshe, në kumtesën për media sqarohet se gjatë 10 viteve të kaluara administrata e qytetit ka harxhuar mjete minimale për festimin e Vitit të Ri, respektivisht financimin e këtyre manifestimeve e kanë bërë operatorët e telefonisë celulare, ndërsa këtë vit ahengun pritej ta financojë Telekomi i Maqedonisë. Ky vendim i kryetarit Trajanovski pason pasi që ditë më parë këtë festë në mënyrë publike e anuluan edhe drejtuesit e Qytetit të Velesit. Ndryshe, debati për mos mbajtjen e koncerteve për kremtimin e Viti të Ri 2017 është bartur edhe në Komunën e Qendrës, ku gjatë ditëve në vazhdim do të dihet nëse festimi i Vitit të Ri a do të bëhet në mënyrë të organizuar. (O.XH)