Islamabad, 13 janar – Gjykata pakistaneze sot e anuloi vendimin me vdekje në të cilën në mungesë ishte dënuar ish-presidenti dhe gjenerali Pervez Musharraf, me arsyetimin se gjykata speciale që zhvillonte procedurën ka qenë jokushtetuese.
“Shtrimi i padisë, struktura e gjykatës, përzgjedhja e prokurorëve, ishin joligjore… E gjitha procedura gjyqësore anulohet”, deklaroi prokurori shtetërorë Ishtiak Kan, i cili e përfaqëson Qeverinë para Gjykatës së Lartë në Lahor.
Gjykatë speciale më 17 dhjetor në mungesë e dënoi Pervez Musharraf me vdekje “për tradhti të madhe”, pasi vendosi gjendje të jashtëzakonshme në vend në vitin 2007.
Gjykata tani mund të vendosë për gjykim të ri për ish-kreun e shtetit, i cili gjithashtu akuzohet edhe për vepra penale të tjera, përfshirë vrasjen e ish-kryeministres pakistaneze Benazir Buto si dhe udhëheqësin e fisit në provincën jugperëndimore Baluçistan të Pakistanit.(koha.mk)