Erbil, 23 tetor – Asnjë nga partitë politike në Kurdistanin Irakian nuk ka propozuar kandidatë, për shkak të së cilës zgjedhjet për president dhe për Parlamentin rajonal do të anulohen, kumtoi komisioni zgjedhor i Kurdistanit. Zgjedhjet është dashur të mbahen më 1 nëntor, ndërsa afati për parashtrim të listave të kandidatëve është vendosur javën e kaluar, ndërsa pastaj i vazhduar për deri më sot. Kurdistani i Irakut përballet me krizë të sigurisë pas referendumit për pavarësi dhe ofensivës së armatës irakiane, e cila bën presion në kufirin e këtij rajoni. Kurdët irakianë janë edhe politikisht të ndarë, mes fraksionit, i cili angazhohet për pavarësi nga Iraku dhe politikanë, të cilët konsiderojnë se rajoni duhet të arrijë kompromis me autoritetet në Irak si dhe me Iranin fqinj.