Shkup, 27 dhjetor – Kuvendi i Republikës së Maqedonisë i anuloi për sot vazhdimet e caktuara të pesë seancave: seancës së 11-të, 12-të, 13-të, 15-të dhe 22-të. Deri tani për nesër vetëm është transferuar seanca e 22-të, në rend të së cilës janë ligjet reformuese nga gjyqësia.
Informatë për atë se pse janë anuluar seancat tani për tani nuk ka. Një pjesë e madhe e pikave të tjera të katër seancave janë ose propozime të opozitës ose pritet edhe propozim i saj, siç është ajo për nënkryetarë të Kuvendit.
Për nesër në Kuvend janë caktuar seanca për pyetjet e deputetëve, vazhdimi i seancës së 22-të, si dhe seancë e Komisionit kuvendor për sistem politik dhe marrëdhënie midis bashkësive.