Anulohen një pjesë e fluturimeve në aeroportin e Shkupit

0

Shkup, 24 dhjetor – Qarkullimi ajror në Aeroportin e Shkupit po zhvillohet me vështirësi, një pjesë e fluturimeve janë anuluar, ndërsa një pjesë e atyre që duhet të realizohen, presin që të kenë vonesa.

Sipas ueb faqes së aeroportit të Shkupit, janë anuluar fluturime dhe aterime për dhe nga Stambolli dhe Athina, ndërsa fluturimi nga Doha i “Katar eruejs” është riorientuar për në Sofje. Paralajmërohen vonesa të fluturimeve nga Vjena.

Sot në mëngjes deri në orën 8 u realizuan të gjitha fluturimet dhe aterimet e planifikuara në aeroportin e Shkupit.

Comments are closed.