Shkup, 4 janar – Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionin sot në seancë publike refuzoi disa ankesa nga LSDM-ja në lidhje me nenin 8 të Kodit zgjedhor me sqarim se pretendimet në to nuk janë konfirmuar. Komisioni këtë e konstaton pasi deri te ata u dorëzua dokumentacioni nga institucionet dhe konkurset për punësim në të cilat kanë të bëjnë ankesat. Ministria e Drejtësisë deri te KSHPK-ja ka dorëzuar raportim në të cilin theksohet se nuk është kryer përzgjedhje e noterëve sipas konkursit të publikuar në tetor të vitit 2016, pas çka u konstatua se pretendimet në ankesat e LSLDM-së nuk janë konfirmuar dhe anëtarët e KSHPK-së e kanë hedhur poshtë. SHA Postat e Maqedonisë me komunikatë deri te KSHPK-ja ka informuar se nuk është kryer përzgjedhje e punëtorit në sportel dhe se procedura është ndërprerë, por gjithashtu ka dorëzuar edhe dokumente nga të cilat rrjedh se shoqëria GCPS Shkup 2 ka mungesë nga punëtorët në sportele. Anëtarët e Komisionit e hodhën poshtë ankesën. Edhe Teatri për Fëmijë dhe të Rinj nga Shkupi ka ndërprerë procedurë për punësimin e dy aktorëve për të cilët kanë pasur pajtim nga Ministria e Financave për vitin 2016. KSHPK-ja gjithashtu e hodhi poshtë ankesën e LSLDM-së për VMRO-DPMNE-në, gjegjësisht për vendosje të gurthemelit në kopshtin në komunën Zërnovce më 1 dhjetor të vitit 2016, pas shpalljes së zgjedhjeve. Komuna ka konfirmuar se aktivitetet për ndërtimin e kopshtit kanë filluar dhe se janë siguruar mjete, por se nuk është vendosur gur themel në objekt. Pretendimet nga ankesa, siç ishte theksuar nuk janë konfirmuar. Është hedhur poshtë edhe ankesa e Natalija Belçevska nga Vallandova kundër Agjencisë për punësim të Republikës së Maqedonisë. Anëtarët mendojnë se ajo është dashur të ankohet në zgjedhjen e kandidatëve në konkursin e APRM-së e jo të drejtohet deri te ta, sepse sipas dokumentacionit të Agjencisë, procedura ka përfunduar para procesit zgjedhor.