Bashkimin Evropian në vitin 2015, sipas përllogaritjeve nga studiues evropianë të publikuara në revistën shkencore “The Lancet Infectious Diseases”.
Studiuesit kanë përpunuar një model përllogaritjeje të infektimit dhe të vdekjeve për pesë lloje infeksionesh duke u bazuar në rrjetin evropian të mbikëqyrjes EARS (Rrjeti Evropian për Mbikëqyrjen ndaj Antibiotikëve-Rezistues).
Për vitin 2015, ata vlerësuan në 671 689 numrin e personave të infektuar dhe 33 110 numrin e vdekjeve për shkak të super baktereve, përcjell ATSH.
“Kjo vlerë është e krahasueshme me efektet e gripit, tuberkulozit dhe virusit të sidës të mbledhura bashkë për të njëjtën periudhë”, theksuan autorët.