Anthony Joshua ka marrë një partner të ri në stërvitje për pëgatitjet e tij para rimeçit ndaj Andy Ruiz Jr, transmeton zeri.info, përcjellë gazeta Koha. Ky partner është boksieri shqiptar, Albon Pervizaj. 24-vjeçari është marrë për ta ndihmuar Joshuan, i cili synon të hakmerret ndaj Ruizit pas humbjes tronditësë ne qershor.
Joshua është i shqetësuar nga shpejtësia e goditjeve të boksierit meksikan dhe ka marrë të pamposhturin Pervizaj, i cili mendohet të jetë shoku i përkryer për të në stërvitje. Pervizaj ka një start impresionues në karrierë me një rekord prej 12:0, nëntë prej të cilave i ka fituar me nokaut.
Kujtojmë, se meçi mes Joshuas dhe Ruizit do të zhvillohet në dhjetor.