Antetokounmpo: LeBron më i miri në botë, një ditë dua të luajmë së bashku

14

Giannis Antetokounmpo është shpallur dy sezonet e fundit basketbollisti më i mirë në NBA në sezonin e rregullt, duke marrë trofeun MVP. E megjithatë, skuadra e tij Milwaukee Bucks nuk ka mundur të shkojë në finalet play off.

Basketbollisti grek shprehet se ka një admirim të madh për LeBron James, që e fton të luajë tek ekipi i Bucks: “Nëse LeBron vjen këtu, apo ndonjë lojtar tjetër i madh, për mua nuk ka rëndësi nëse qëndroj në stol, unë dua të fitoj”.

“LeBron është basketbollisti më i mirë në botë dhe për mua do të jetë një nder të luaj me të ndonjë ditë. Kur unë të jem më i miri do ta them pa frikë, por për momentin ai është më i miri. Për mua është një model”, tha Giannis.

“Luan prej 17 vitesh në NBA dhe asnjë nuk ka folur peq për të. Bën punën e tij dhe vazhdon të fitojë. Nëse do të kisha mundësi të votoja për trofeun MVP do t’i jepta votën time”, tha Giannis Antetokounmpo.