Mbahet në Antalya të Turqisë, Maratona e 12 Ndërkombëtare Runatolia e Antalya-s në të cilën janë zhvilluar gara me taka të larta dhe krosi i qytetarëve, raporton Anadolu Agency (AA).
Në garën e vrapimit me taka të larta të zhvilluar në qytezën Muratpasha, morën pjesë 26 gra. Gratë të cilat morën pjesë në garë, më parë lidhen me ngjitëse këpucët e tyre me taka me qëllim të mos ju dilnin nga këmbët. Ndërsa për përgatitjen ata janë ndihmuar nga fëmijët dhe bashkëshortët e tyre. Për të marrë pjesë në këtë garë është kusht që takat të jenë të paktën 5 centimetra, pjesëmarrëset vrapojnë 100 metra për të përfunduar garën.
Disa nga pjesëmarrëset nuk arritën të mbajnë ekuilibrin duke u rrëzuar në tokë, ndërkohë vendin e parë në këtë garë, e zuri Ezgi Erdem, vendin e dytë Zuhal Kaya dhe vendin e tretë Durdu Ekinci. Pjesë e kësaj gare ishte edhe 67 vjeçarja Leman Erzurum. Ajo mundi të mbarojë garën vetëm në vendin e 20-të.
Në një deklaratë për gazetarët, fituesja e garës, Ezgi Erdem tha se është shumë e entuziazmuar nga fitimi i këtij çmimi. “Nuk e prisja të dilja e para, por me përpjekje ia arrita. Më parë disa shoqe të miat kishin marrë pjesë në këtë garë. Un mora pjesë me sugjerimin e tyre”, tha ajo. Pas përfundimit të garës me taka të larta, u zhvillua edhe ajo e qytetarëve ku ishin rreth 2 mijë pjesëmarrës. Në këtë garë ra në sy një pankartë me mbishkrimin “solidaritet me gratë e dhunuara”.