Turistët rusë që vizitojnë provincën mesdhetare turke të Antalias kanë shënuar një rekord të të gjitha kohërave, pasi deri në fund të shtatorit, numri i atyre që kanë vizituar këtë vend gjatë vitit 2017 ka arritur në 3.4 milionë. Prefekti i Antalias, Munir Karaloglu, tha se 3.3 milionë turistë rusë kishin vizituar Antalian në vitin 2014, duke shtuar se në muajt e ardhshëm priten ardhje të tjera të turistëve rusë. Në tetë muajt e parë të këtij viti, 6.8 milionë turistë vizituan Antalian, thonë shifrat e publikuara nga Instituti i Turqisë për Statistikat. Karaloglu tha se turistët rusë përveç pushimeve, në Antalia blejnë edhe prona.