Pas sukseseve të një pasnjëshme dhe një viti të frytshëm që lamë pas përkundër pandemisë dhe gjendjes së rënduar, Ansambli ynë kombëtar i këngëve e valleve shqipe vjen fuqishëm me koncertin e radhës për të hapur sezonin artistik për vitin 2021. Ndryshe nga viti i kaluar kur ansambli kishte realizuar më 17 shkurt udhëtimin e parë në Kosovë, sivjet me rastin e 13 vjetorit të shtetformimit të Kosovës ka vendosur të festojë edhe 60 vjetorin e lindjes së artistit të madh mbarëkombëtar Ilir Shaqiri.
Këngët më të bukura të tij ndër vite që kanë lënë gjurmë të pashlyshme në muzikën shqiptare do të intepretohen nga vet ai dhe solistët e ansamblit. Ndonëse dominon tema e ardhedashurisë, nuk do të mungojnë këngët lirike dhe pikat e veçanta koreografike. Ky koncert mbahet në salllën e madhe të Filharmonisë se Maqedonisë dhe do të trasmetohet drejt për drejt në Maqedoni përmes rrjetit tokësor e satelitor të TVM 2, në Kosovë përmes RTV 21 dhe në Shqipëri përmes RTSH- së. Koncerti mbahet në bashkëpunim me komunën e Çairit ndërkaq të ftuar janë personalitete të shumta nga bota mediale, akademike, kulturore, politike e institucionale!