Për shkak të gjendjes dhe rrethanave të jashtëzakonshme në të cilën po kalon pothuajse e tërë bota, edhe Maqedonia e Veriut, Ansambli Nacional i këngëve e valleve si institucion i ri por shumë i suksesshëm duket se do gjejë formulën e funksionimit edhe në këto rrethana.
Shkup, 17 mars – Në rrethanat e reja kur jeta publike gati është paralizuar si pasojë e pandemisë së shkaktuar nga koronavirusi, shumë institucione po i riprogramojnë aktivitetet e veprimtaritë e tyre, në mënyrë që të parandalohet përhapja e këtij virusi të rrezikshëm, raporton KOHA.
Edh drejtori i Ansambli i këngëve e valleve shqipe në RVM, Shkodran Tolaj, ka vendosur që të jetë çdo ditë prezent dhe kujdestar në punë për nevojat e institucioni,t ndërkaq administrata do punojë me ndërrime, sipas nevojës për sektorët përkatës, qofshin ato të sektorit ekonomik, juridik, organizativ, teknik apo ndërkombëtar. Zyrtari për përkthime do të jetë në shërbim të institucionit online tërë kohës, bën të ditur Tolaj.
I pyetur se përse ka vendosur që ai të jetë tërë kohës në punë, ai tha se përgjegjësia për institucionin por dhe për çdo të punësuar bie mbi të.
“Duke qenë i vetëdijshëm për situatën do të jem unë në shërbim të institucionit dhe punëtorëve. Teknologjia na mundëson takimet dhe punën online. Kështu, administrata ka takim online çdo mëngjes ora 09:00 sektori i vallëzimit ka takim online çdo ditë nga ora 10:00 për të vazhduar pastaj stërvitjet individuale dhe detyrat për vallet përkatëse kurse formacioni vokal dhe orkestra takohen po ashtu online në ora 11:00 ku bëjnë lidhjet muzikore dhe punojnë programin me këngët e reja”, sqaron Tolaj.
Ky plan i punës sado që mund ta plotësojë një ditë pune, do mundësojë mbajtjen e kondicionit dhe minimalizimin e humbjeve në avancim të programit që duhet realizuar, duke marrë parasysh se ruajtja e shëndetit kolektiv mbetet prioritet. (koha.mk)