Me rastin e festës së alfabetit shqip, në shumë qytete në Maqedoni u organizuan aktivitete kulturore e artistike. Qyteti i Kërçovës tashmë për herë të parë në qendrën për kulturë ka drejtor shqiptar i cili ishte përkujdesur për skenografi,ndriçim dhe për një spektakël të vlerave të vërteta.Qendra për Kulturë dhe shoqata “Kult” të mbështetur nga Komuna e Kërçovës dhe Ministria e Kulturës së R.M para artdashësve të shumtë sollën program të larmishëm me nxënësit e të gjitha shkollave që kishin përzgjedhur pikat më të mira.
Më pas performuan fëmijët e qendrës Kulturore në Durrës ndërkaq kulminacioni u arrit me paraqitjen e veshjeve tradicionale të Malësisë.Ansambli “Dedë Gjon Luli” nga Tuzi performuan live disa pika kombëtare të zonës të cilat u pritën me ovacione nga publiku.Ky ansambël për herë të parë vizitonte Kërçovën andaj pjesëmarrja e tyre e rriste edhe më tepër peshën e aktivitetit të organizuar si kurr më parë më 22 nëntor në Kërçovë.