“Gjyqtarët e gjykatës Kushtetuese duhet të vendosin mes anulimit dhe abrogimit të Nenit 11-a. Nëse punohet për anulimin e vendimit, atëherë pasojat do të jenë të mëdha. Vendim ka pasoja retroaktive, prapa vepruese. Ndërsa nëse abrogohet, në këtë rast prishet dispozita, e cila ka vetëm se fuqi juridike në të ardhmen, nuk ngele në rendin juridik, ajo shlyhet nga rendi juridik por nuk ka fuqi prapa vepruese”, thonë në kushte anonimiteti një gjykatës nga Kolegji gjyqësor i gjykatës Kushtetuese
Destan JONUZI
Shkup, 30 nëntor – Neni 11-a nga Ligji për falje është në shqyrtim në Gjykatën Kushtetuese. Iniciativa për shqyrtimin e kushtetutshmërisë së tij është ngritur para tri viteve, kur ish-Presidenti Ivanov me një vendim të tij fali dhjetëra persona të cilët ishin të përfshirë sit ë akuzuar në lëndët e Prokurorisë Speciale Publike (PSP). Edhe pse iniciativa është ngritur para tre viteve, ajo gjatë kësaj jave ka hyrë në procedurë shqyrtimi në Gjykatën Kushtetuese. KOHA shkruan në numrin e sotëm të gazetës se në seancën e fundit vetëm se është hapur debat për shqyrtim, ndërsa se ka ose jo bazë kushtetues nenin11-a i Ligjit për falje Gjykata do të vendosë në seancën e para vitit të ri që pritet të mbahet deri më 15 dhjetor.
“Gjyqtarët e gjykatës Kushtetuese duhet të vendosin mes anulimit dhe abrogimit të Nenit 11-a. Nëse punohet për anulimin e vendimit, atëherë pasojat do të jenë të mëdha. Vendim ka pasoja retroaktive, prapa vepruese. Ndërsa nëse abrogohet, në këtë rast prishet dispozita, e cila ka vetëm se fuqi juridike në të ardhmen, nuk ngele në rendin juridik, ajo shlyhet nga rendi juridik por nuk ka fuqi prapa vepruese”, thonë në kushte anonimiteti një gjykatës nga Kolegji gjyqësor i gjykatës Kushtetuese. Pra deri më 15 dhjetor, Gjykata Kushtetuese duhet të jap “verdiktin” se është ende i “gjallë” Neni 11-a nga Ligji për falje ose jo. Nga këtu do të verifikohet se a është ende në “jetë” edhe vendimi për faljen e 56 personave më 12 prill të vitit 2016 nga ish-Presidenti Gjorge Ivanov, i cili dy muaj pas firmosjes nën presion të opinionit dhe faktorit ndërkombëtar u tërhoq.
Sipas arsyetimit të Gjykatës Kushtetuese, në legjislativin e më shumë vendeve të Bashkimit Evropian(BE) nga të cilët është kërkuar mendim, nuk ekziston mundësi që të tërhiqet vendimi për falje. “Vendimin për falje që e nënshkruan Presidenti është ‘sui generus’, i cili nuk është akt administrativ i cili do të kontestohej para gjykatave gjegjëse, por as akt normativ që mund të kontestohet para Gjykatës Kushtetuese. Nga këtu duke pasur parasysh analizën e bërë dhe praktikën ndërkombëtare, Gjykata vlerëson se nuk mund të anulohet vendimi i nënshkruar njëherë për falje, pasi që nuk është në pajtueshmëri me principet e sundimit të drejtësisë dhe sigurisë juridike”, thuhet në Komunikatën e Gjykatës Kushtetuese, por vendimi final do të marrë në seancën e fundit të dhjetorit.
Nga ana tjetër, Neni 11-a në Ligj u inkorporua në vitin 2016, me ndryshime në Ligjin për falje, pasi që Ivanov e mori vendimin për falje. Ligji për falje, i cili është miratuar në vitin 1993, parash faljen, gjegjësisht lirim nga ndjekja penale të bëhet në Ministrinë e Drejtësisë me kërkesë të personit të dënuar ose në procedurë zyrtare, ndërsa Neni 11-a parasheh që Presidenti me përjashtim mund të falë pa aplikuar procedurën, në rast kur ajo është në interes të shtetit ose në raste të jashtëzakonshme, në të cilin nen deri më tani janë thirr edhe ish-Presidentat Boris Trajkovski dhe Branko Cërvenokovski kur falën Dosta Dimovskën dhe Zoran Zaevin. Në vitin 2009 janë miratuar ndryshime ligjore, ku ishte fshirë Nenin 11-a, ndërsa në Ligjin për falje u shtuan edhe katër vepra penale që mund të falen, por pas ngritjes së iniciativës në vitin 2016 Gjykata Kushtetues i shfuqizojë të gjitha ndryshimet dhe plotësimet e miratuar në 2009-ën. Këtë Ivanov e shfrytëzojë dhe e mori vendimin për faljen e 56 personave, mes të cilëve edhe ish-kryeministrin Nikolla Gruevski, ish-shefin e Shërbimit Sekret Sasho Mihajllkov, ish-ministrat Gordana Jankullovska, Mile Janakiveski, Krili Bozhinovksi etj., vendim ky i cili menjëherë u kontestua si i jashtëligjshëm.
Por, Parlamenti atëherë vetëm se e kishte miratuar Nenin 11-a, me të cilin i mundësohej që të falurit vetë të kërkojnë nga Presidenti që ta tërheq vendimin, kushtetutshmërinë e së cilit mes tjerash po e diskuton Gjykata Kushtetuese. Vendimin e plotfuqishëm për falje të Presidentit Ivanov e ka konfirmuar edhe Gjykata e Apelit e Greqisë, e cila në maj të vitit të kaluar nuk lejoj ekstradimin e të dënuarve për përgjimet e paligjshme masive, ish agjentëve të shërbimit sekret Goran Grujovski dhe Nikolla Boshkovski, me arsyetimin e se “Vendimi i Presidentit është sjell me akt të plotfuqishëm ligjor të miratuar më 12 prill të vitit 2016”. Ndërsa vitin e kaluar një pjesë e të dënuarve për sulmin ndaj Parlamentit më 27 prill të vitit 2017 kanë kërkuar nga ish-Presidenti, Ivanov që ti falë, por ai nuk e ka bërë një gjë të tillë, ndërsa kryeministri Zoran Zaev dhe ministrja e Drejtësisë, Rendata Deskoska kanë qëndrim se Presidenti nuk ka të drejtë të falë pa procedurë të Nenit 11-a të Ligjit për falje për shkak se sipas tyre, ky ligj është jetësuar pas shfuqizimit të ndryshimeve ligjore me të cilat ai ishte anuluar. (koha.mk)