Sekretarja e përgjithshme e Bashkimit Kristian Demokratik (CDU) Annegret Kramp-Karrenbauer është zgjedhur si udhëheqësja e re e partisë, pasardhëse e kancelares Angela Merkel, njoftoi DPA.
Annegret Kramp-Karrenbauer, aleat i vjetër i Merkelit, fitoi në rrethin e dytë të votimit në Kongresin e CDU-së në Hamburg, duke e fituar Fridrih Merc. Për atë kanë votuar 517 delegat (51,75 për qind), ndërsa Merc fitoi 482 vota (48,25 për qind).
Edhe pse nuk do të udhëheq me partinë Merkel ka për qëllim të mbetet si kancelare deri në fund të mandatit të katërt të saj, i cili skadon në fund të vitit 2021.
Annegret Kramp-Karrenbauer e morri funksionin sekretar i përgjithshëm i CDU-së në vitin 2018. Paraprakisht, nga viti 2011-2018, ishte kryeministër i parë i provincës gjermane Sarland, dhe si grua e katërt, e cila ka udhëhequr me shtetet federale gjermane. Ajo në periudhën 2000-2004 ishte ministre e Punëve të Brendshme në Sarland, gjithashtu, grua e parë e cila ka qenë në një pozitë të tillë në Gjermani.
Sarland, është vendi më i vogël nga 16 shtetet federale apo provincat. bi/