Anne ishte mbesa e fituesit të çmimit Nobel në letërsi Francois Maurias, dhe ka qenë jo vetëm muza por dhe personazhi kryesor në të gjitha filmat e Godard. Ajo do të kthehej në një yll në vitin 1966 kur ishte vetëm 18 vjeç kur një mike e familjes do ta prezantonte me regjisorin Robert Bresson.
Ai menjëherë do ta fuste për të interpretuar në filmin “Au Hasard Balthazar”. Në këtë film Wiazemsky, interpreton një grua të re e cila jetonte në të njëjtin vend me një kriminel, e në të njëjtën kohë jeton një histori dashurie me një martir simbolik të një lëvizjeje shoqërore. Interpretimi I saj në këtë film vijon të vlerësohet dhe kaq vite pas daljes në ekran. Kur ishte 20 vjeçe ajo u takua me Godard, i cili përgjatë 17 viteve do të ishte jo vetëm regjisori i saj, por dhe njeriu i zemrës.
Ata nisën të bashkëpunonin me filmin “La chinoise” dhe u martuan gjatë xhirimeve. Kjo ishte martesa e dytë për Godard. Ana interpretonte në këtë film një studente revolucionare në Paris gjatë filozofisë maoiste. Një tjetër figurë revolucionare ajo do ta interpretonte në filmin “Simpati për djallin” më 1968. The times do të shkruante se performance e saj mbarte mister brenda. “Anna do ti përgjigjej me një lëvizje trupi përgjegjës “po apo jo” pyetjes në është orgazma I vetmi moment kur mund të tradhtosh jetën? Portreti i saj ishte i prerë për role të tilla, ajo mbarte imazhin e studentes së besuar dhe ëndërrimtare e cila do të bënte gjithçka në emër të idealit.
Mjafton ta vështroje dhe ti mendoje se ajo mund të bënte gjithçka. Gjatë martesës ajo shkroi dy romane, një prej të cilëve u ekranizua. Anne Wazemsky, lindi më 15 maj 1947 në Berlin në një familje diplomatësh. Pas një periudhe jete në Gjenevë ata do të ktheheshin në Francë në vitin 1962. Studimet e më pas njohja me Jean-Luc Godard do të ndryshonin përgjithmonë kahun e saj në jetë, duke iu përkushtuar kinemasë.