E ka nisur me modelizëm ndërsa tash po shpërthen në muzikë, Anna ka publikuar disa projekte deri më tani dhe po i ecën mbarë. Bukuroshes nga Kosova që jeton në Zvicër duket se po i shkëlqen karriera, projekti i fundit në duet që e ka publikuar po ecën për mrekulli. Po të njihni Annën më ndryshe ne ju sjellim një intervistë për InfraRed të gazetës KOHA ku ajo flet shumë gjëra personale.
Bisedoi: Blerand REXHEPI
KOHA: Sa kohë kalon zakonisht në shtrat?
Në fakt kaloj shumë pak kohë në shtrat, pasi jam person që lëviz shumë andaj nuk e preferoj shtratin.
KOHA: Gjatë kësaj kohe që je në shtrat, sa orë i kalon në gjumë?
Gjumin nuk e dua dhe aq shumë pasi e dua punën, andaj të fle 4 orë për mua është suksesi madh.
KOHA: Preferon të flesh me pizhame, të brendshme, apo…?
Të flejë gjithmonë me të brendshme që janë bukur të stiluara, kanë rëndësi për mua sa dukja e jashtme, pizhame nuk kam bartur asnjëherë me vite.
KOHA: Çfarë bën tjetër në shtrat: ha, lexon, sheh Tv apo…?
Shtratin nuk e ndaj me askënd, në fakt vetëm kur shtrihem për gjumë e përdori, nuk ha kurrë pasi preferoj pastërtinë, ndoshta celularin e përdori më shumë derisa jam shtrirë.
KOHA: Çfarë pozicioni preferon zakonisht për të fjetur?
Flejë përmbys, nuk më pëlqen të më bëjnë pengesa gjatë gjumit.
KOHA: Po kur je me të dashurin?
Me të dashurin nuk më kujtohet kur isha pasi nuk kam të dashur (qesh), jam shumë e komplikuar andaj e kam bezdi të kem afër dikë e të më prek trupin.
KOHA: Të qëllon që kur je me dikë në shtrat të flisni? Përse bisedoni zakonisht?
Më pëlqen të flas kur jam pranë dikujt sepse e shoh të arsyeshme të jesh në një shtrat dhe mos ndash mendimet ose të sqarosh shqetësimet, zakonisht janë zënka…
KOHA: Preferon të mbulohesh pak apo shumë?
Mbulohem me batanije të buta dhe të freskëta.
KOHA: A flet në telefon, bën thashetheme apo biseda erotike? Çfarë?
Flas në telefon por thashethemet më pengojnë shpesh duhet të ndërhyjë pasi nuk më pëlqen të njollosin karakterin tim, biseda erotike nuk më pëlqejnë sepse nga fëmijëria në familje nuk kemi guxuar të flasim ashtu se më ka ngelur si disiplinë.
KOHA: A të pëlqen të luash me jastëkë, çfarë lojërash bën zakonisht?
Më pëlqen të luaj me jastëk dhe e kam shtratin të rrethuar me to edhe pse kam shtrat të vogël për një person.
KOHA: Çfarë urren më shumë në shtrat kur je me dikë tjetër?
Kur jam me dikë urrej nëse nuk i pranon mendimet e mia dhe nuk i respekton ato.
KOHA: Kur shkon zakonisht për të fjetur, çfarë bën përpara se të shtrihesh?
Para se të flejë zakonisht pastrohem dhe shkoj e freskët në gjumë.
KOHA: Të ka ndodhur të zgjohesh në shtratin e dikujt e të thuash: “Çfarë dreqin dua unë këtu”?
Për fat jo, nuk ndodh, sepse kontrolloj veprimet e mia dhe as nuk vjen në shprehje.
KOHA: Ku preferon të flesh përveç krevatit tënd, në divan apo në dhomën e prindërve?
Në fakt, gjithkund ku është për të pushuar, ndodh në tren, në buss, me rëndësi është që koha kur dua të flejë të jetë pikërisht në kohë.