Këngëtarja italiane me origjinë shqiptare, Ilirana Hoxha, e njohur ndërkombëtarisht si Anna Oxa, ka performuar në skenën e festivalit të këngës “Kënga Magjike 2019”.
Para se të ngjitet në skenë për të dhënë performancën magjike, ajo pati një mesazh të fuqishëm për shqiptarët.
“Duhet të mësojmë të jetojmë me forcë të mbinatyrshme, që ndonjëherë na lëvizin dhe ndjenjat tona, ndaj duhet të kemi mundësinë për të ndërtuar. Duhet të krijojmë kompeticionin më të bukur, më origjinal të mundshëm”, tha ajo.