Ajo njihet si një këngëtare e muzikës live, është nga qyteti i Fierit, por jeton në Gjermani ku edhe performon në koncerte e mbrëmje të ndryshme atje. Duke kultivuar kështu muzikën popullore toske, Anna thotë se të rrallë janë ata që bëjnë art të vërtetë, pasi shumica e kanë kthyer muzikën në biznes. Këto ajo i zbulon në një bisedë për Infrared të gazetës KOHA
KOHA: Sa kohë u bënë që merresh me muzikë?
Muzikën e kam nisur që në fëmijërinë time në pallatin e kulturës së qytetit tim duke marrë pjesë në shumë festivale të ndryshme në rrethe.
KOHA: Sa e kënaqur je nga karriera dhe projektet e realizuara?
Për karrierën time jam shumë e kënaqur për aq sa kam arritur kjo që jam me forcat e mia edhe pse arti nuk ka fund asnjëherë.
KOHA: Njihesh si një këngëtare e muzikës live, a mendon të kthehesh paksa në komerciale?
Po njihem si këngëtare e muzikës live dhe do vazhdoj të performoj gjithmonë live.
KOHA: Kush është Ana, një biografi e juaja për ata që nuk ju njohin?
Unë jam Anna Jenifer, vij nga qyteti i bukur i Fierit, jam një këngëtare e zhanrit popullorë toskërisht dhe normalisht performoj edhe zhanre të tjera.
KOHA: Ke qenë pjesë e festivaleve?
Po kam qenë pjesë e festivaleve ku janë mbajtur në rrethe të ndryshme por edhe në diasporë.
KOHA: Si e sheh muzikën shqiptare?
Muzika shqiptare në ditët e sotme është kthyer në biznes, sepse janë shumë të rrallë ata që e duan vërtetë artin.
KOHA: Kujt i dedikohen këngët tua?
Nuk i dedikohen askujt por thjeshtë kanë ardhur momentalisht si një frymëzim i autorit.
KOHA: Krahas muzikës me çfarë merresh?
Merrem me sport por muzika për mua është frymëzim të cilën e harxhoj kohën më tepër dhe i kushtoj shumë rëndësi.