Vjen përsëri në një bisedë për InfraRed këngëtarja shqiptare Anna Jenifer, e cila jeton në Gjermani, por këtë herë duke treguar një eksperiencë ndryshe në muzikë, projektet e saja të ndërlidhura me kuzhinën
Bisedoi: Blerand REXHEPI
KOHA: Ç’vend zë muzika në jetën tënde?
Është shumë e rëndësishme, kaloj shumë orë çdo ditë duke kënduar në evente të ndryshme.
KOHA: Zgjohesh me këngë në mëngjes?
Me raste zgjohem duke kënduar sepse lodhja e mbrëmjeve më lenë pa gjumë por normal shpesh herë zgjohem dhe me tingujt e muzikës melankolike.
KOHA: Flitet që je duke punuar paralelisht për këngë të reja. Mund të dimë më shumë detaje rreth tyre?
Kam shumë projekte por do të jenë ndryshe nga prezantimet e mëparshme, do jetë folk.
KOHA: Jemi në fillimet në muzikë, si kanë qenë për ty duke e ditur që ke kultivuar muzikën e pastër shqipe?
Në fillimet e mia e kam deklaruar dhe në intervista tjera kam qenë që fëmijë, ndërsa muzika e pastër është ajo që më bën të ndihem shumë e ndjeshme në prezantim, sepse të prezantohesh live është diçka me ndjeshmëri, sepse ashtu si e ndjen muzikën e prezanton….
KOHA: Mendon se ia “rrëmbeve” zemrat atyre me muzikë, a ke menduar për ndonjë profesion tjetër?
Respekti prezanton dashuria që unë jam te publiku e mendoj se e ka bërë që të më mbështesin në perfomancat e mia, i dua dhe i falënderoj shumë dhe ju them ju dua publiku im i dashur, ndërsa për profesion tjetër jo, sepse më pëlqen ky profesion që kam dhe pse kam mbaruar për ekonomi por nuk do e ndërroja me muzikën.
KOHA: Në shtëpi, krahas ndjenjës komode, çfarë bën?
Përpiqem për krijime të reja, sepse dhe shkruaj dhe mundohem të bashkangjes diçka të veçantë në qetësinë time duk shijuar dhe kafen.
KOHA: Pasi i vendosni kyçin derën, lini jashtë saj edhe çështjet e problematikave në punë apo i merrni me vete?
Mundohem të ndaj sepse në çdo individ ka probleme stres por nëse do të shkoj në shtëpi me ato që ndodhin në punë do jem gjithë kohën e stresuar por i lë çdo jashtë asaj dere kur unë mbaroj punën, por kjo ndodh dhe kur jam në shtëpi nuk i marr me vete ndodhitë, sepse dhe në punë duhet të jesh shumë e freskët e qetë e qeshur.
KOHA: Kuzhina është një pasion tjetër i yti, të cilin jo të gjithë e njohin. Çfarë të tërheq më shumë në këndin e gatimit? Receta e preferuar?
(Qesh), ka shumë gjëra që nuk dihen ndaj meje kuzhina për mua është diçka e veçantë ashtu si është muzika, gatuaj shumë këndoj duke gatuar, receta ime pitet më pëlqejnë të gatuaj dhe normal të shijoj dhe pse me japin kile.
KOHA: Cili është vendi më i bukur në botë për ty?
Vendi më i bukur ka shumë por më pëlqen më shumë Norvegjia, aty kam jetuar dhe më pëlqen shumë.
KOHA: Hera e fundit kur ke qenë në pushime?
Në pushime ka qenë hera e fundit gjatë sezonit të verës.
KOHA: Shumëkush, sidomos person publik, nuk e ka luksin e të qenit i “pagjykuar”! Vlen e njëjta gjë edhe për ty?
Është normale si çdo person publik ka dhe gjykime por jo se më vrasin gjykimet e njezëve sepse kanë mendimin e tyre.
KOHA: Gjëja që doni më shumë në punën tuaj?
Më pëlqen të kem sukses, kjo më intereson shumë.
KOHA: Çfarë leksioni të kanë dhënë prindërit?
Si çdi prind që do më të mirën për fëmijën normale në radhë të parë të di të respektoj të fal dashuri të bëj mirë të fal dhe të eci në jetë.
KOHA: Gjëja e preferuar që dëshiron të bësh çdo të diel? Libri i fundit që ke lexuar?
Më pëlqen çdo të diel të dal me familjen të argëtohem me ta, sepse familja më mungon gjatë javës se koha e shkurtër që ri me ta.
KOHA: Hera e fundit që ke qeshur aq shumë, sa të kanë dalë lot?
E qeshura ime nuk ndahet kur te unë sepse unë gjithmonë qesh dhe nuk e di sepse në çdo moment unë qesh sepse jam e qeshur.
KOHA: Kënga që këndon në dush?
Në dush këndoj më tepër se një këngë (qesh), por këngët e Mentor Kurtishit më pëlqejnë shumë, sepse janë të ndjeshme.
KOHA: Projektet që ju presin?
Projektet e mia janë shumë projekte dhe me ndihmën e Zotit do të jenë shumë shpejtë, do mbesin surprizë.