Shkup, 9 korrik – Mile Janakievski është shtruar për kontroll në spitalin ‘8 Shtatori’. Jozyrtarisht ish-ministri është ankuar për dhembje barku dhe vjellje, për këtë shkak policia e burgut nga burgu i Shutkës e kanë dërguar në spital për kontrollim të mëtejshëm.
Janakievski nuk ka ngrënë me ditë nga ushqimi që i është serviar në burg, pasi që i njëjti kishte paralajmëruar grevë urie.
Janakievski sot është paraqitur në gjykatë për rastin e PSP-së, ‘Talir’.Ai u dërgua në burgun hetues të Shutkës pasi akuzohet për shitje të tokës shtetërore kompanive të cilët nuk kanë realizuar projektet e ofruara paraprakisht, bëhet fjalë për ndërtim të një zinxhiri hoteleve.
Kryeministri Zoran Zaev sot ka theksuar se i vie keq që Janakievski po gjendet në burg, mirëpo ai gjithashtu deklaroi se nuk mund të ndikojë në vendimet gjyqësore.